Ballina Sport Futboll City mposht Arsenalin, hapet gara për titull

City mposht Arsenalin, hapet gara për titull

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të madhe në javën e 33-të në Premier League ndaj Arsenalit me shifrat 2:1.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë.

Fillimisht për 1:0 shënoi Rayan Cherki.

Por, vetëm pak pak minutash, me një gabim amatorest nga Donnarumma – Arsenali barazoi për 1:1 me anë të Kai Havertz.

Golin e fitores dhe të tre pikëve e shënoi Erling Haaland në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, City i Pep Guardiolas shkon në kuotën e 67 pikëve, tri më pak se lideri, Arsenali (70) dhe një ndeshje më pak.