Edon Zhegrova, më në fund pati disa minuta në dispozicion te skuadra e Juventusit në ndeshjen e fundit në kampionat.
Ai u aktivizua nga stoli në minutën e 70-të kundër Bolognas, ndeshje që Juventusi e fitoi me rezultat 2:0, të dielën mbrëma.
Megjithatë, thuhet se trajneri Luciano Spalletti ishte i zemëruar me Zhegrovën pas ndeshjes, ka raportuar gazetari italian Romero Agresti.
Sipas tij, Spalletti e ka kritikuar Zhegrovën për mungesën e disiplinës taktike, lëvizjet e paqëndrueshme dhe vendimmarrjen e dobët kundër Bologas.
Kështu që, Juventusi ka nisur tashmë ta eksplorojë tregun për një profil tjetër krahu duke e vënë Zhegrovën në listën e largimeve.
27-vjeçari që ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030, në sezon aktual ka vetëm 22 paraqitje apo 465 minuta lojë në total në të gjitha garat.








