Sot zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ku do të mësohen dy skuadrat finaliste.
Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqire e Ballkanit.
Skuadra nga Klina është një hap laeg finales, pasi në takimin e parë ka fituar me rezultat 3-0.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale luhet mes Ferizajit dhe Llapit, me vendasit që kanë përparsi, pasi fituan 2-1 në përballjen e parë.
Të dyja këto ndeshje zhvillohen nga ora 15:00./








