Pas dy humbjeve në Serie A nga Interi, skuadra e Comos kërkon hakmarrjen të martën, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Ndeshja kthyese luhet sot në mbërmje nga ora 21:00, ndërsa dueli i parë gjysmëfinal ndërmjet këtyre dy skuadrave pati përfunduar baras pa gola.
Interi është në kërkim të triumfit të dyfishtë që nga viti 2010, titullit dhe Kupës së Italisë, sukses që e kishte shijuar për herë të fundit nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Interi, në fakt është një hap larg titullit të 21-të, pasi ka epërsi prej 12 pikësh ndaj Napolit dhe Milanit kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të sezonit aktual.
Interi mund ta sigurojë paraqitjen e arë në Kupën e Italisë që nga vitit 2023, ndërsa Como synon finalen për herë të parë në historinë e klubit.
Te Como, ekip që renditet i pesti në Serie A. luan mbrojtësi i krahut i Kosovës, Mërgim Vojvoda.








