A do të qëndrojë Raphinha në Barcelonë, flet Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka lënë të kuptohet se Raphinha do të qëndrojë në ‘Spotify Camp Nou’ këtë sezon pasi ai është shumë i rëndësishëm për planet e tij.

‘Sky Sports News’ zbuloi në fillim të këtij muaji se Arsenali po monitoronte situatën e anësorit brazilian pasi kishte një interes afatgjatë për ish-lojtarin e Leeds.

Megjithatë një gjë të tillë e mohoi trajneri i ekipit katalanas, duke e cilësuar atë si pjesë të rëndësishme për planet e tij

“Raphinha do të jetë shumë i rëndësishëm, nuk kam dyshime për këtë”, tha fillimisht Xavi, përcjell lajmi.net.

“Ne do të bëjmë rotacion, sepse në fund sezoni është shumë i gjatë dhe ne luajmë çdo 3-4 ditë, për fat kemi tre gara në lojë dhe do të ketë ndryshime dhe rotacione, sigurisht.

Raphinha është shumë e rëndësishme dhe kam shumë besim tek ai”, përfundoi trajneri.

Kujtojmë që 26 vjeçari ka kontratë me ‘Blaugrana’ deri në vitin 2027 dhe sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me 50 milionë euro./