A po e shfrytëzon Facebook-u ‘sfidën dhjetë vjet’ për mbledhjen e të dhënave?

Sfida e fotografisë së para dhjetë viteve, që krahasohen me një të realizuar gjatë këtyre ditëve, duket se është krejtësisht e padëmshme, por mund të fshehë qëllime shumë të liga.

Deri më tani, miliona shfrytëzues të rrjeteve sociale, kanë postuar një imazh nga vitit 2009 dhe, të cilin po e krahasojnë me një të realizuar së fundmi, transmeton Telegrafi.

Wired raporton se kjo sfidë po përdoret nga Facebook, që të avancojë të dhënat e fotografive, për ta avancuar algoritmin sipas të cilit mund të bëjë identifikimin e fytyrave dhe hulumtojë procesin e plakjes.

Raporti pretendon se ‘10yearchallenge’, nëpërmjet fotografive të mbledhura, mund të arrijë të mësojë më lehtë algoritmin e identifikimit të fytyrave, me atë të krahasimit të fotografive para dhe pas.

Në skenarin më të mirë të mundshëm, algoritmi mund të arrijë të identifikojë fëmijët që janë zhdukur, duke aplikuar formatin e sistemit të plakjes.

Mund të përdoren e për shënjestra, apo edhe qëllime më të liga, siç është shfrytëzimi i fotografive, për keqpërdorime në kompani të sigurimeve.

Mirëpo, Facebook ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet, duke bërë të ditur se nuk ka të bëjë asgjë me këtë sfidë.

“Kjo është një sfidë që u realizua nga shfrytëzuesit, ndërsa më pas u bë virale. Facebook nuk e ka nisur trendin, ndërsa po shfrytëzohen imazhe që ishin të postuara që nga 2009-ta” ka thënë një zëdhënës i kompanisë.