​Abazi zëvendësohet nga deputetetët Kryeziu dhe Basha

Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimet e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare. Nga këto zëvendësime Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi zëvendësohet me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Në votim morën pjesë 62 deputetë, 53 prej të cilëve votuan për dhe nëntë abstenuan.

Propozimet e për zëvendësime ishin:

1.Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi zëvendësohet me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni2.Në Komisionin për Integrim Evropian nënkryetarja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni zëvendësohet me deputeten, Fjolla Ujkani nënkryetare3.Në Komisionin për Integrim Evropian nënkryetarja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni zëvendësohet me deputetin Alban Bajrami.4.Në Komisionin për Stabilizim-Associm deputeti Haki Abazi zëvendësohet me deputetin Dimal Basha5.Në Komisionin për Stabilizim-Associm zëvendës anëtari Dimal Basha zëvendësohet me Jeta Statovcin