Ballina Arritje Teknologji Adobe lançon aplikacionin Photoshop për iOS

Adobe lançon aplikacionin Photoshop për iOS

Me këtë aplikacion të ri të Photoshop për iPhone përdoruesit mund të aksesojnë funksionalitetet me dhe pa pagesë përmes një dizajni miqësor me platformat mobile.

Ditën e Marte Adobe tha se do të sillte aplikacionin shumë popullor të dizajnit dhe editimit Photoshop në platformat mobile duke filluar me iOS. Kompania planifikon të lançojë Photoshop për Android drejt fundit të vitit.

Me këtë aplikacion të ri të Photoshop për iPhone përdoruesit mund të aksesojnë funksionalitetet me dhe pa pagesë përmes një dizajni miqësor me platformat mobile.

Aplikacioni ka mjete të ngjashme editimit si versioni desktop përfshirë layer-at dhe maskimin por optimizuar për platformat mobile. Photoshop për iPhone gjithashtu integrohet me Photoshop në web për një tarifë fikse.

Përdoruesit që duan të aksesojnë opsionet Premium të Photoshop në web duhet të paguajnë 7.99 dollarë në muaj. Të gjitha planet ekzistuese me pagesë përfshijnë Photoshop Mobile tha Adobe.

Duke sjellë Photoshop në mobile Adobe po përpiqet të joshë përdorues të rinj veçanërisht moshat e reja që janë mësuar të editojnë nga telefonët e tyre për punë kreative. Me këtë aplikacion kompania gjithashtu konkurron me Snapseed, Picsart e madje Canva mobile.