Babai i Mohammed Ibrahim, adoleshentit palestinezo-amerikan 16-vjeçar të liruar pas më shumë se nëntë muajsh në paraburgim izraelit, tha se djali i tij ka humbur shumë peshë dhe ka kaluar kushte të vështira në burg.
Zaher Ibrahim deklaroi për Al Jazeera se menjëherë pas lirimit e dërguan të birin në spital për analiza të plota dhe po presin rezultatet mjekësore. Ai shtoi se gjatë gjithë kohës nuk ka pasur qasje direkte te djali, duke marrë informacion vetëm nga ambasada amerikane ose ish-të burgosur të tjerë.
Sipas tij, rasti i Mohammedit tregon abuzimet e përhapura ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, ndërsa theksoi se fitimi i një çështjeje në gjykatat ushtarake izraelite është “pothuajse i pamundur”. /mesazhi








