Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në bazën Souda të Kretës

Aeroplanmbajtësja George H. W. Bush e Forcave Detare të SHBA-së ka mbërritur në bazën ajrore Souda në Kretë të Greqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të SKAI TV, me një ekuipazh prej 3.500 persona dhe me një personel ushtarak prej 2.500 personash anija ka një gjatësi prej 333 metra.

Anija e cila mund të tejkalojë 30 milje detare shpejtësi, falë dy reaktorëve bërthamorë mund të punojë 20 vite pa furnizim karburanti.

Aeroplanmbajtësja e cila renditet në mesin e anijeve luftarake më të mëdha në botë, parashikohet të qëndrojë në bazën Souda deri më 10 tetor.

Anija edhe më parë është ankoruar në bazën Souda në vitin 2017 për disa ditë për relaksim të ekuipazhit të saj.