Së paku 20 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë kanë humbur jetën në sulmin e talebanëve në një bazë ushtarake në provincën Tahar, në veriperëndim të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar në provincën Tahar, Abdulkayyum Kani, konfirmoi se talebanët mbrëmë kryen sulm në bazën ushtarake në vendin Iskemis.
“Gjatë sulmit të talebanëve humbën jetën së paku 20 pjesëtarë të forcave të sigurisë”, tha Kani.
Talebanët përmes rrjeteve sociale morën përgjegjësinë për sulmin.





