Afrika e Jugut, mbi 300 të lënduar nga përplasja e trenave

Autoritetet në Afrikën e Jugut, kanë filluar një hetim për të zbardhur arsyet e përplasjes së dy traneve ku si pasojë mbetën të lënduar mbi 300 persona, nga të cilët 32 janë në gjendje kritike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përplasja ndodhi të enjten në periferi të Johanesburgut, kur treni goditi një tjetër tren të ndalur në stacion. Punëtorët hekurudhor filluan sot të bëjnë pastrimin e zonës.

Aksidentet hekurudhore në qendrën komerciale të Afrikës së Jugut, së fundmi janë bërë shqetësueshëm të zakonshme.

Muajin e kaluar në periferi të Johanesburgut u përplasën dy trena, ku mbetën të lënduar rreth 100 persona, por fatmirësisht pa pasoja serioze.

Në janar, mbi 200 njerëz u lënduan kur treni goditi një tjetër tren të ndalur për probleme teknike.