Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i bekuar i agjërimit – Ramazani fillon ditën e shtunë, më 1 mars 2025.
Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadeteve dhe solidaritet me njëri-tjetrin.








