Aksident fatal në Terstenik, një femër vdes në vend e një tjetër dërgohet në QKUK

Një femër përderisa ishte duke lëvizur me veturën “Renault” me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjen me kushtet e rrugës është vetaksidentuar dhe si pasojë ajo dhe një pasagjere kanë pësuar lëndime trupore ku njëra prej tyre ka ndërruar jete në vendin e ngjarjes ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK.

Policia ka njoftuar se aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur në Terstenik të Drenasit të dielën rreth orës 21:00, transmeton IndeksOnline.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve për ceremoni të varrimit.