Aksident me fatalitet në rrugën Komoran-Caralevë

Një shofer ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në rrugën Komoran-Caralevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, ka bërë të ditur se viktima ka humbur kontrollin gjatë ngasjes dhe ka goditur disa vetura të parkuara.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën”, tha ajo për teve1.info.

Ndërkohë, informoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./