Aksident në magjistralen Prishtinë- Pejë, shtatë të lënduar

Mesditën e së dielës një aksident komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë përkatësisht në Arllat, ku ka pasur edhe të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orën 14:00, derisa shtatë persona janë lënduar lehtë.

“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, ka deklaruar Kelani.