Aksident i rëndë në Makovc të Prishtinës, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Makovc të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, pasi një veturë e tipit BMW, është rrokullisur.

Përmes një njoftimi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se në këtë aksident ka vdekur një person dhe tre të tjerë janë lënduar.

“Sot me datën 07.04.2018 rreth orës 18:20, kemi marr një informatë se në fshatin Makovc në Prishtinë ka ndodhur një vetaksident ku një veturë ishte rrokullisur. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se vetura e tipit BMË ngjyrë e zezë me targa vendore me (4) katër persona (Meshkuj) brenda saj ishte rrokullisur.”

“Personat ishin larguar nga vetura me ndihmën e disa kalimtarëve të cilët kishin qenë dëshmitarë të rastit në fjalë. Nga ekipa e emergjencës ne vendin e ngjarjes është konfirmuar vdekja e njërit nga personat që janë përfshirë në këtë vet-aksident, ndërsa tre personat tjerë po ashtu janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas marrjes së informacioneve tjera lidhur me këtë rast do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha.

Ai ka apeluar të pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes.

Pos policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë  e ambulancës. /Telegrafi/