Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për teve1.info se në këta aksident janë përfshirë dy vetura, derisa si pasojë janë lënduar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.