Aksidentohen dy vetura të kosovarëve në Shqipëri, tre persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, pranë Dervenit.

Dy makina tip ‘Benz’ me targa të Kosovës janë përplasur më njëra tjetrën duke lënë të plagosur 3 shqiptarë të Kosovës. 3 personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe parakalimi i gabuar i njërit prej tyre, raporton Report TV.

Ende nuk dihen identitetet e të plagosurve, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.