Ballina Lajmet Kosovë Aksidentohet autoblinda e Policisë në veri, lëndohen disa policë

Aksidentohet autoblinda e Policisë në veri, lëndohen disa policë

Disa policë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që autoblinda e Policisë së Kosovës është përfshirë në mbrëmjen e sotme në veri.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se tetë policë janë lënduar.

“Rreth orës 20.00 në fshatin Grabovc ka ndodh një vet aksident ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa polic.

Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve). Të lënduarit janë në spitalin rajonal Mitrovica Jugu”, tha ai.