Aktori Bill Cosby shpallet fajtor nga gjykata

Një gjykatë amerikane e shpalli fajtor aktorin amerikan Bill Cosby, për drogim dhe abuzim seksual ndaj një gruaje në shtëpinë e tij, ngjarje e cila ka ndodhur 14 vjet më parë.

Kjo është akuza e parë që i konfirmohet me dënim, ndërsa dhjetëra gra të tjera e kanë akuzuar atë për vite me radhë, për sulme të ngjashme kundër tyre.

Të tre akuzat – përdhunim pa pëlqimin e viktimës, përdhunim ndaj viktimës në gjendje të pavetëdihshme, dhe përdhunim pas intoksikimit me drogëra, janë që të tria vepra penale, secila e dënueshme deri në 10 vjet burg, megjithëse dënimet mund të kryhen përnjëherë.

Kjo është hera e dytë që gjykata e shqyrton rastin e Cosby. Seanca e parë kundër tij u mbajt verën e kaluar, por përfundoi me një “ngërc juridik” pas gjashtë ditësh diskutimeve.

Disa gra që kanë akuzuar Cosby për abuzimin me to, dhe ndoqën çdo ditë gjyqin, brohorisnin për atë të cilën e quajnë fitore. /MESAZHI/