Albian Ajeti shënon në debutim te Gaziantepi

Albian Ajeti ka gjetur rrugën e golit qysh në ndeshjen debutese te Gaziantepi në Superligën e Turqisë.

Gaziantepi mposhti Istanbulsporin 2:0, ndërsa goli i dytë u shënua nga Ajeti në minutat e fundit të ndeshjes.

Sulmuesi 26-vjeçar u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të.

Ajeti u transferua te Gaziantepi këtë muaj, pasi u ble nga Celticu për 550 mijë euro.

Tek Istanbulspori luajtën nga fillimi Florian Loshaj, Eduard Rroca e Valon Ethemi.