Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka shpallur zyrtarisht Albin Kurtin kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Siç njofton VV. ditën e diel, pas numërimit të votave në zgjedhjet e brendshme për kryetar të të kësaj partie, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm KZP-ja ka lënë 24 orë afat në dispozicion për paraqitjen e letërankesave nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sipas Rregullores, secili anëtar ka patur të drejtën e votës, ashtu siç ka patur edhe të drejtën për t’u ankuar pranë KZP-së për cilëndo pjesë të procesit zgjedhor. Gjatë afatit në dispozicion për pranimin e ankesave, pranë KZP-së nuk është paraqitur asnjë letërankesë për procesin zgjedhor. KZP-ja ka konstatuar se procesi ka qenë i rregullt, dhe bazuar mbi rezultatet e bëra publike, shpall zyrtarisht deputetin Albin Kurti kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje duke i uruar punë të mbarë në mandatin e ri”, thuhet në njoftimin e VV-së./








