Alex Ferguson zgjohet prej komës, komunikon me familjarët

Sir Alex Ferguson, menaxheri legjendar i Manchester Unitedit, u zgjua nga koma pas një operacioni shkaku i një hemorragjie në tru.

Ferguson të shtunën në mbrëmje është pranuar urgjentisht në spital, pasi kishte rënë në shkallët e shtëpisë, ku më vonë u konstatua se kishte hemorragji të vogël subdurale.

Operacioni është kryer atë mbrëmje dhe është kryer pa asnjë problem dhe më pas u bë e ditur se skocezi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas mediave në ishull, edhe pse i duhet kohë për rimëkëmbjen, Sir Alex është zgjuar nga koma dhe mund të komunikojë me familjarët.

Është ende shumë herët të parashikohet nëse do të ketë sukses shërimi i të 76-vjeçarit dhe nëse ka lënë pasoja të pariparueshme, por është e rëndësishme që të jetë i shëndosh dhe i ndërgjegjshëm.

Të gjithë në Britani të Madhe ishin të shokuar gjatë fundjavës, ndërsa klubet, kolegët, lojtarët dhe tifozët, i uruan shërim të shpejt të pensionuarit të Unitedit.

Ndryshe, Fergie për 27 vjet ka fituar 38 tituj duke përfshirë 13 trofe të Ligës Premier dhe dy të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/