Alexis Sanchez duket se nuk e ka ndërmend të rikthehet tek skuadra e Manchester United.
Dështimi i Man Utd, Alexis, ka shkëputur të gjitha kontaktet me ish shokët e skuadrës nga ‘Old Trafford’, raporton ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.
Kiliani ka regjistruar edhe debutimin e tij me skuadrën e Inter, ku ai do të kalojë këtë sezon, si i huazuar.
Sanchez arriti të shënonte gol, por ai u ndëshkua me kartonin e kuq, për të mbajtur gjatë në mend herën e tij të parë si titullar tek Inter.
Alexis është zyrtarisht lojtar i United, por ai ka zgjedhur të mos flas me asnjë nga shokët e skuadrës, për dallim nga Chris Smalling, i cili edhe pse i huazuar tek Roma, qëndron në kontakt me shokët e United, përmes grupeve të bisedave në ‘WhatsApp’.







