Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Algjeria do të dislokojë trupa në Niger për të mbrojtur interesat e...

Algjeria do të dislokojë trupa në Niger për të mbrojtur interesat e përbashkëta energjetike dhe ekonomike

Algjeria ka njoftuar se do të dislokojë njësi ushtarake në Nigerin fqinj, me kërkesë të autoriteteve nigeriane, për të mbrojtur interesat e përbashkëta energjetike dhe ekonomike të të dy vendeve, transmeton Anadolu.

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, i cili shërben gjithashtu si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe ministër i Mbrojtjes Kombëtare, miratoi dislokimin.

Siç njoftoi presidenca algjeriane, ky veprim synon të “sigurojë mbrojtjen e interesave të përbashkëta energjetike dhe ekonomike algjeriano-nigeriane”.

Presidenca tha se vendimi u mor në përputhje me Kushtetutën, veçanërisht me nenet 30 dhe 91, pas një kërkese nga autoritetet e Nigerit.

Të dyja dhomat e parlamentit të Algjerisë, përkatësisht Këshilli i Kombit dhe Asambleja Kombëtare Popullore, e miratuan njëzëri dislokimin gjatë seancave plenare me dyer të mbyllura të dielën, më 25 tetor.