Alibaba i bashkohet Microsoft, Google dhe Baidu në garën e AI

Do të kryejë disa detyra përfshirë shndërrimin e bisedave në takime në shënime me shkrim, të shkruajë e-mail-e dhe të krijojë drafte biznesi.

Gjiganti Kinez i teknologjisë Alibaba zbuloi planet për të lançuar inteligjencën e saj artificiale ngjashëm me ChatGPT quajtur Tongyi Qianwen.

Kompania tha se do të integrojë robotin e saj bashkëbisedues në bizneset e Alibaba në të ardhmen e afërt por nuk dha detaje konkrete.

Në muajt e fundit kompanitë teknologjike në mbarë botën filluan të lançojnë të ashtuquajturit robotë AI bashkëbisedues. Në fillim të vitit Alibaba kishte thënë se është duke punuar në një rival të ChatGPT.

Tongyi Qianwen përkthehet në “kërkim përgjigjet nga mijëra pyetje.” Edhe pse Alibaba nuk ka dhënë një version Anglez të emrit.

Kompania tha se roboti bashkëbisedues, i cili është i aftë të funksionojë me gjuhët Angleze dhe Kineze, do të shtohet fillimisht në DingTalk, aplikacionin e komunikimit të Alibaba për hapësirat e punës.

Do të kryejë disa detyra përfshirë shndërrimin e bisedave në takime në shënime me shkrim, të shkruajë e-mail-e dhe të krijojë drafte biznesi.

Alibaba tha se do ta integrojë edhe në Tmall Genie, një asistent virtual i ngjashëm me Amazon Alexa.

Interesi në AI gjeneruese është shtuar ndjeshëm që kur ChatGPT debutoi në Nëntor nga OpenAI. Kjo inteligjencë artificiale është e aftë të mësojë nga të dhënat e kaluara dhe të krijojë përmbajtje që vështirë të dallohen nga ato të njeriut.

ChatGPT mund tu përgjigjet pyetjeve duke përdorur një gjuhë natyrale dhe njerëzore. Microsoft ka shpenzuar miliarda dollarë në këtë teknologji që u shtua në motorin e kërkimit Bing në Shkurt.

Google dhe Baidu gjithashtu kanë lançuar modelet e tyre AI.