Dje, në profilin e saj në Facebook, znj. Arbresha Krasniqi publikoi një fotografi të Mulla-Maliq Sylejman Morinës, në të cilën ai i lë amanet bashkëshortes së tij, të cilën e quan “Baxhi”, një mesazh të fuqishëm për brezat e rinj.
Në amanetin e Mulla-Maliqit thuhet:
“Baxhi!
Po ua lë amanet këtë Flamur, të ma ruani si sytë e ballit, se më i vlefshëm është ky Flamur se të tre djemtë që po i lë pas.”
Mulla-Maliq Sylejman Morina
Amaneti i Mulla-Maliq Sylejman Morinës (1903–1948), nga Drenoci i Malishevës, është një dëshmi që tejkalon kohën në të cilën u dha. Është zëri i një brezi që sakrifikoi për një ideal: një vend të lirë, të pavarur dhe të qëndrueshëm.
Prandaj, amaneti i tyre nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës. Ai është një obligim për ne, brezat që erdhëm pas tyre: ta ruajmë, ta përcjellim dhe ta përjetësojmë me përgjegjësi e dashuri ndjenjën ndaj vendit, atdheut dhe shtetit.
Flamuri që iu besua brezave nuk është vetëm një simbol. Është kujtesë, përgjegjësi dhe amanet.
Mulla-Maliq Sylejman Morina
Në vijim, ju ftoj ta lexoni postimin e znj. Arbresha Krasniqi, ku mund të mësoni më shumë për jetën dhe veprimtarinë e Mulla-Maliq Sylejman Morinës.