Amazon njxerr në shitjet robotin për shtëpi Astro

Amazon tha se është më tepër një “Alexa me rrota” dhe është programuar për disa lëvizje dhe shprehi që i japin personalitet.

Amazon ditën e sotme lançoi robotin e parë për shtëpitë fuqizuar nga teknologjia Alexa Smart Home quajtur Astro.

Kompania tha se mund të kontrollohet në distancë kur nuk është kush në shtëpi për tu kujdesur për njerëzit, kafshët dhe sigurinë në shtëpi.

Gjithashtu mund të patrullojë shtëpinë automatikisht dhe tu dërgojë pronarëve një njoftim nëse identifikon diçka të pazakontë.

Amazon tha se është më tepër një “Alexa me rrota” dhe është programuar për disa lëvizje dhe shprehi që i japin personalitet.

Kompania demonstroi duke i kërkuar robotit Astro të luante “beatbox.” Sa i takon privatësisë Amazon tha se Astro mund të komandohet që të mos vizitojë hapësira të caktuara.

Roboti ka një kamër periskop e cila del nga koka e tij. Do të shitet për 999 dollarë. /PCWorld Albanian