Ambasada Gjermane jep lajmin e mirë për punëkërkuesit

Nëse keni ëndërr të udhëtoni dhe të punoni në Gjermani? Sot ju njohim me një mundësi të artë që duhet t’a shfrytëzoni.

Ambasada Gjermane në Tiranë dhe DIMAK Albania bëjnë ftëse për studentët që janë mbi moshën 18 vjeç se më datën 21 dhjetor do të prezantohet procedura e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme për punësim sezonal në Gjermani.

“Jeni student mbi moshën 18 vjeç? Keni njohuri të gjuhës gjermane? Keni dëshirë të punoni gjatë muajve të verës në Gjermani?

DIMAK Albania prezanton procedurën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme më datë 21.12.2017, ora 15:00, pranë Qendrës Rinore Tiranë”.

Punësim sezonal në Gjermani për studentët shqiptarë për vitin 2018- DIMAK Albania do të lloje fushatën e saj me informimin në qytete të ndryshme të Shqipërisë mbi mundësinë e punësimit sezonal në Gjermani.

“Ky program zbatohet prej Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani(Bundesagentur für Arbeit).

Duke qënë se punësimi në fjalë është sezonal, maksimumi i qëndrimit dhe kontratës është 90 ditë dhe nuk është e nevojshme që tuesit të aplikojnë për një vizë në ambasadë, por duhet patur parasysh që tuesit të mos kenë patur shkelje kohëve të fundit të vizës turistike që zotërojnë.

Kriteri bazë për të konkuruar në programin e punësimit sezonal është gjuha, e cila duhet të jete në një nivel të mirë dhe përpos kësaj, eksperienca të mundshme pune të cilat vijnë në favor të punëdhënësve”, thuhet nga ambasada gjermane në Tiranë. /albeu.com/