Ambasadorët: Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut është i përhapur kudo

Biljana Ivanovska, Kryetare e Anti-Korrupsionit

Është shkatërruese ardhja e ekipit nga Uashingtoni, kjo do të thotë se ne nuk i kemi kryer ashtu siç duhet detyrat tona. Kështu e komentoi kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, ardhjen e ekipit nga SHBA-të për hetimin e funksionarëve të korruptuar në vend. Sipas saj, të gjitha indikacionet dhe rekomandimet që i kanë marrë nga faktorët e huaj nuk janë marrë seriozisht dhe për këtë arsye ekipi amerikan ndodhet në Maqedoninë e Veriut.

“Në periudhën e ardhme do të sqarohen të gjitha këto dilema, pse dhe si kanë ardhur, për ne është shkatërruese pasi nuk I kemi mbaruar të gjitha detyrat e shtëpisë. Korrupsioni i lartë do të jetë I vështirë për t’u çrrënjosur, por nëse ka qëllime të sinqerta, atëherë mund të ketë optimizëm se do të ndryshojë diçka”

Ivanovska nënvizoi se reagimi I SHBA-së është i logjikshëm duke pasur parasysh, siç tha ajo, milionat e shfrytëzuara për trajnimin e prokurorëve, gjyqtarëve dhe institucioneve. Ajo thotë se SHBA mendon se kjo situatë wshtw edhe një disfatë për politikën.

“Nëse vjen një ekip nga Amerika, kjo do të thotë se është arritur fundi në atë nivel. Dhe ata nuk i pranojnë të gjitha gënjeshtrat që ne i servirim, në kuptimin që ne po lufotjmë korrupsionin. Prandaj erdhën me sy e vesh për të parë se ku janë shpenzuar ato para”

Si vend serioz dhe kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Ivanovska tha se, Maqedonia e Veriut ka probleme me sistemin gjyqësor dhe është e nevojshme të zgjidhet ky problem.

“Ata neve na japin njëlloj nxitje dhe na ndihmojnë për të tejkaluar atë problem dhe për të ecur më lehtë drejt rrugës evropiane”

Anëtarët e Anti-korrupsionit thanë se me ardhjen e ekipit amerikan do të ushtrohet persion mbi institucionet dhe do të veprojnë seriozisht sipas ankesave të Komisionit dhe nismave të tyre.

Lidhur me atë se a do të kenë takim me ekipin nga Uashingtoni, Ivanovska tha se ende nuk ka informacione të sakta nëse do të takohen apo jo. /shenja