Ambasadori gjerman në Kosovë: E pamatur të jepen data për vizat

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, përpos që ka thënë se deklarata e Kancelares, Angela Merkel për mos ndryshim kufijsh është me vend, ka bërë komente edhe për vizat.

Duke refuzuar që të thotë nëse sivjet qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në Evropë, Heldt ka shtuar se është e pamatur që të flitet për data.

Sipas tij procesi i liberalizimit është në bërje e sipër./Klan Kosova/