Analisti zbulon numrin e njësive të shitura të pajisjes të realitetit virtual Apple Vision Pro

Përmes një postimi në Medium, Kuo tha se pajisjet në stok u shitën të gjitha me shpejtësi në momentin që procesi i hap ndërsa dërgesat do të bëhen pas 5 deri në 7 javë.

Apple shiti mes 160 mijë deri në 180 mijë pajisje Vision Pro gjatë javës së parë të porosive sipas analistit të Apple Ming-Chi Kuo.

Përmes një postimi në Medium, Kuo tha se pajisjet në stok u shitën të gjitha me shpejtësi në momentin që procesi i hap ndërsa dërgesat do të bëhen pas 5 deri në 7 javë.

Ndërsa shitja e menjëhershme duket një sinjal pozitiv, Kuo tha se afatet e dërgesave mbeten të pandryshuara duke sugjeruar se kërkesa mund të bjerë pasi entuziastët të keni bërë porositë e tyre.

Ngjashëm edhe modelet e reja iPhone shiten menjëherë në momentin e debutimit, dhe si rezultat i kërkesës së lartë, dërgesat shtyhen në ditët në pasojnë.

Kuo thotë se shitja e 500 mijë njësive Vision Pro nuk duhet të përbëjë sfidë për Apple, por kërkesa është në dyshim duke qenë se pajisja aktualisht konsiderohet një produkt entuziastësh. /