Andrew dhe Tristan Tate ‘lirohen’ nga burgu – VIDEO

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë liruar nga burgu në Rumani pasi u pranua apeli kundër ndalimit të tyre, ndërsa do të qëndrojnë në arrest shtëpiak, shkruan The Mirror.

Vëllezërit Tate u arrestuan në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe që atëherë janë mbajtur në kushte mizore pas grilave në Bukuresht , pavarësisht apeleve të shumta.

Ish-kikboksieri britaniko-amerikan Tate, 36 vjeç, është deklaruar i pafajshëm që kur u arrestua me vëllain e tij Tristan, 34 vjeç, me akuzën e përdhunimit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe formimit të një grupi të krimit të organizuar.

Ata janë arrestuar së bashku me Luana Radu dhe Georgiana Naghel, 28 vjeç, një modele që besohet se ka qenë në një lidhje me Tate për gati një vit.

Vëllezërit Tate kanë kërkuar vazhdimisht të qëndrojnë jashtë burgut ndërkohë që hetimi vazhdonte, por gjykatat rumune deri tani i mbajten ata në paraburgim.

Nga tani ata do të mbahen në arrest shtëpiak.

Andrew Tate ka miliona ndjekës në internet – pavarësisht se është i ndaluar nga faqet përfshirë TikTok, Instagram, Facebook dhe YouTube.

Andrew Tate u konvertua në Islam në fund të vitit të kaluar. /mesazhi