Anglia arrin në çerekfinale të “Euro 2020” duke mposhtur Gjermaninë

Anglia ka arritur në çerekfinale të “Euro 2020”.

Pjesa e parë filloi me një dinamikë të lartë, mirëpo skuadrat nuk rrezikonin shumë.

Sterling testoi portierin Manuel Neuer, me një goditje fantastike nga distanca, mirëpo gjermani ishte i vendosur mirë.

Në anën tjetër, rastin më të mirë për Gjermaninë e pati Timo Werner, i cili doli vet me portierin Pickford, që në fund anglezi e mbrojti goditjen e tij.

Mirëpo, në pjesën e dytë, ishin anglezët të cilët avancuan me golin e Sterling. Anëtari i Manchester Cityt realizoi gol në min 75′ pas një asistimi nga Luke Shaw.

Gjermanët u kundërpërgjigjën me anë të një kundërsulmi ku Muller humbi një rast të shkëlqyer ku kishte përballë vetëm portierin, Pickford në min 80′.

Anglia në fund arriti të shënojë edhe golin e dytë, ku Jack Greaish arriti të asistojë për Harry Kane i cili shënoi golin e dytë në min 85′.

Rezultati përfundimtar, Anglia 2-0 Gjermania.

Tani, Anglia shkon në çerekfinale duke e mposhtur Gjermaninë.