Anglia dhe Gjermania ndajnë pikët

Një penallti, në dukje të parë e çuditshme, i jep një pikë Anglisë në supersfidën e grupit C në Ligën e Kombeve ndaj Gjermanisë.

Ishte Harry Kane ai që e ekzekutoi 11-metërshin e fituar nga po ai për ta barazuar rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Paraprakisht, gjermanët kishin kaluar në epërsi me golin e Hofman në minutën e 50’ të ndeshjes.

Aktualisht lidere e grupit është Italia me katër pikë, dy më shumë sesa Gjermania e vendit të tretë dhe tri më shumë sesa Anglia e cila gjendet e fundit.