Anglia kalon në finale të “Euro 2020” pas vazhdimeve

Ka përfunduar ndeshja pas 120 minutave ndërmjet Anglisë dhe Danimarkës.

Dramë në “Wembley” të Londrës kishte ku u ndeshën në kuadër të gjysmëfinales së “Euro 2020”, Anglia dhe Danimarka.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras me golat e Damsgaard dhe autogoli i Simon Kjaer.

Mirëpo në vazhdime, anglezët arritën ta gjejnë golin e “shumëpritur” në minutën 103-të.

Ishte Raheem Sterling i cili me një depërtim nga ana e djathtë u rrëzua në zonë në min 102-të.

I pasaktë nga penaltia u tregua Harry Kane por më pas shënoi golin e avantazhit në min 103′ nga topi i kthyer.

Rezultati përfundimtar pas 120 minutash, Anglia 2-1 Danimarka.

Tani, Anglia do të përballet me Italinë në finale të “Euro 2020” të dielën.