Aplikacioni i lajmeve me inteligjencë artificiale bëhet rrjet social si Reddit

Duke marrë disa aspekte të aplikacionit Reddit, Artifact ju jep përdoruesve mundësinë për të votuar pro dhe kundër ndaj komenteve të përdoruesve.

Artifact, aplikacioni i grumbullimit të lajmeve nga krijuesit e Instagram, tashmë ka disa funksionalitete sociale me përditësimin më të fundit ku përdoruesit mund të krijojnë profile dhe të komentojnë çdo artikull në aplikacion.

Duke marrë disa aspekte të aplikacionit Reddit, Artifact ju jep përdoruesve mundësinë për të votuar pro dhe kundër ndaj komenteve të përdoruesve.

Këto vota do të luajnë rol në pikët e reputacionit të cilit komentues dhe të ndihmojë në moderimin e diskutimeve. Aplikacioni gjithashtu përdor inteligjencë artificiale për moderim.

Artifact thotë se pikët e reputacionit përfaqësojnë besimin e fituar nga komuniteti dhe do të ndihmojnë përdoruesit të peshojnë opinionet e të tjerëve ndërsa aplikacionit të filtrojë sjelljen e keqe.

Sipas kompanisë qëllimi është që të ndërtohet një komunitet pozitiv ku secili inkurajohet të bëhet pjesë. Aplikacioni do të njoftojë përdoruesit kur marrin një votë pro ose kundër rreth komentit.

Për të komentuar duhet të ketë një profil. Profilet mund të përfshijnë foto dhe biografi. Për të krijuar një profil duhet të keni një numër të verifikuar.

Bashkëthemeluesit e Instagram Kevin Systrom dhe Mike Krieger prezantuan Artifact në Janar. Përdor inteligjencën artificiale për të kuruar lajmet dhe prezantuar përdoruesit me artikuj që do të dëshironin ti lexonin.