Aplikacioni që paralajmëroi tërmetin në Kaliforni

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte në qytetin e quajtur Petrolia dhe rreth 45 milje nga qendra më e afërt e popullsisë, Eureka.

ShakeAlert është një aplikacion që funksion si sistem alarmi për njerëzit, duke i paralajmëruar ata sekonda më përpara. Ky sistem përmbushi qëllimin e tij në 20 dhjetor duke njoftuar gjysmë milioni telefona përpara tërmetit me magnitudë 6.2 që goditi Kaliforninë veriperëndimore, i cili u konsideruar nga vet aplikacioni tërmeti më i madhi regjistruar në sistemin e tij.

ShakeAlert u prezantua për herë të parë në Los Anxhelos në vitin 2018 dhe ne 2019 u zgjerua deri në Kaliforni. Sistemi ishte në përdorim kur në Los Anxhelos ndodhi një tërmet me magnitudë 6.4 goditi, por nuk lajmëroi përdoruesit sepse lëkundjet e pritshme në qytet nuk ishin aq të forta sa të kalonin pragun e aplikacionit. Përdoruesit u ankuan se nuk morën një sinjalizim, kështu që zhvilluesit e aplikacionit ndaluan zgjerimin e zonës së parashikueshmërisë së aplikacionit.

Ky aplikacion përdor informacionin e rrjetit të sensorëve të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), për të parashikuar lëkundjet në atë zonë. Duke përdorur këtë informacion ai lajmërojnë menjëherë njerëzit që jetojnë në zonën e parashikuar për lëkundje disa sekonda të rëndësishme më përpara. Koha mund të duket e pakët por në raste të fatkeqësive natyrore si ajo e Kalifornisë mund të bëjnë diferencën.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte në qytetin e quajtur Petrolia dhe rreth 45 milje nga qendra më e afërt e popullsisë, Eureka. Njerëzit raportuan se morën alarme nga aplikacioni 10 sekonda përpara se të fillonin lëkundjet. Tërmeti nuk shkaktoi dëme të mëdha në zonë dhe nuk pati viktima.

“Ne me të vërtetë do të mësojmë më shumë nga tërmetet e vërtetë,” tha  shkencëtari de Groot rreth aplikacionit. “Po na jep mundësinë të përdorim sistemin dhe të mësojmë se si të bëjmë një punë më të mirë për të paralajmëruar njerëzit.” /PCWorld Albanian