Aplikacioni Threads teston një opsion të shumë kërkuar

Ndërsa opsioni për të ruajtur postime mund të mos duket përditësimi më emocionues i mundshëm, do të sillte më shumë organizim brenda aplikacionit.

Aplikacioni Threads ka filluar testimin e një funksionaliteti ku përdoruesit mund të ruajnë postimet sipas shefit të Instagram Adam Mosseri.

Përditësimi ka filluar si një testim u kufizuar ndërsa është një prej veçorive më të kërkuara nga përdoruesit.

Bazuar në imazhet e publikuara nga Meta, butoni i ruajtjes së postimeve do të funksionojë njëlloj si versioni i Instagram. Përdoruesit mund të aksesojnë postimet e ruajtura përmes një hapësire të dedikuar në aplikacion.

Ndërsa opsioni për të ruajtur postime mund të mos duket përditësimi më emocionues i mundshëm, do të sillte më shumë organizim brenda aplikacionit.

Threads aktualisht nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë, filtra kërkimi, lista apo shumë veçori të tjera që përdoruesit aktivë që aplikacionit do të kërkonin.

Aplikacioni numëron 130 milionë përdorues aktivë në muaj zbuloi javën e kaluar Mark Zuckerberg. Sipas tij aplikacioni ka potencialin për tu bërë shërbimi i radhës me 1 miliardë përdorues i kompanisë.