Aplikacioni Threads teston rezultatet e kërkimit në kohë reale

Algoritmi “For You” i aplikacionit shpeshherë shfaq informacione që janë postuar para disa ditësh ndërsa së fundi kompania prezantoi funksionalitetin e tematikave trend.

Aplikacioni Threads i Meta shpeshherë është përshkruar si një konkurrent i X. Por përdoruesit e Threads, veçanërisht ato që janë aktivë në Twitter, në mënyrë të përsëritur theksojnë se aplikacioni i Meta ende nuk mund të konsiderohet një burim i informacionit në kohë reale.

Algoritmi “For You” i aplikacionit shpeshherë shfaq informacione që janë postuar para disa ditësh ndërsa së fundi kompania prezantoi funksionalitetin e tematikave trend.

Për ata që shpresojnë që aplikacionit të bëhet një ditë një hapësirë më e volitshme për informacionet në kohë reale, eksperimenti më i fundit i Meta mund të jetë lajm i mirë.

Aplikacioni po teston një funksionalitet kërkimit ku përdoruesit mund të filtrojnë rezultatet për nga momenti i publikimit.

Ekzekutivi i lartë i Threads Adam Mosseri konfirmoi ndryshimin. Mund të duket si një rregullim relativisht i vogël, por mungesa e një kërkimi kronologjik ka qenë prej kohësh problematik për përdoruesit e Threads që kërkojnë të gjejnë lajme ose komente rreth ngjarjeve aktuale.