Kompanitë Apple dhe Samsung vendosën të zgjidhin miqësisht një mosmarrëveshje të vjetër shtatëvjeçare që lidhet me akuzat për plagjiaturë të iPhone-it.
Dy liderët botërorë të smartfonëve bënë paqe pasi një gjyqtar dënoi muajin e kaluar koreano-jugoren me 530 millionë dollarë gjobë për kopjim të detajeve të iPhone si anësoret e rrumbullakosura, të mbrojtuara nga e drejta e patentimit.
Dy kolosët, të cilët zotërojnë aktualisht rreth 35% të tregut botëror nënshkruan një marrëveshje, por pa bërë të ditur detajet, kryesisht ato financiare, sipas dokumentave gjyqësore të bëra publike të mërkurën nga media.
‘’Gjykata u informua nga palët se çështja në gjykim është mbyllur, të gjitha procedurat në proces në këtë çështje janë rrjedhimisht të përfunduara’’, shkruan gjyqtari federal, Lucy Koh, duke saktësuar se të dyja grupet heqin dorë gjithashtu për të ndërmarrë procese të reja gjyqësore për këtë çështje./ /v.b/ a.jor.