Duke filluar nga dita e sotme, llogaritë e zhvilluesve të Apple mund të shkarkojnë versionet beta në fjalë të platformave dhe të shkojnëç në Settings për të parë një funksionalitet të ri quajtur Apple Intelligence.
Mos e quani AI, por përgjigja e parë e Apple e inteligjencës artificiale më në fund ka mbërritur ditën e Hënë. Sigurisht në formë të kufizuar. Versionet beta të iOS 18.1, iPadOS 18.1 dhe macOS Sequoia 15.1 për zhvilluesit përmbajnë disa prej veçorive të apple Intelligence.
Nuk kemi të bëjmë me një debutim të plotë ndërsa qarkullojnë spekulime se zyrtarizimi është shtyrë për në Tetor.
Duke filluar nga dita e sotme, llogaritë e zhvilluesve të Apple mund të shkarkojnë versionet beta në fjalë të platformave dhe të shkojnëç në Settings për të parë një funksionalitet të ri quajtur Apple Intelligence.
Aty duhet ti bashkoheni një liste pritjeje ndërsa pas disa orësh do tu aprovohen funksionalitetet e reja. Duhet theksuar se Apple Intelligence është e disponueshme vetëm për iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max si dhe modelet iPad dhe Mac që kanë një procesor të serive M nga Apple.
Sapo tu jepet qasja do të merrni një njoftim në pajisje. Disa prej funksionaliteteve me të cilat mund të luani në këtë versione eksperimental janë mjete për rishkrim, përmbledhje të tekstit, krijimin e Memories nga aplikacioni Photos dhe transkriptimi i thirrjeve live në aplikacionin Phone.
Siri është ridizajnuar ku asistenti tashmë do të kuptojë çfarë thoni edhe nëse flisni ngadalë apo me ndërprerje. Më shumë funksionalitete pritet të vinë gjatë fazës testuese deri në debutimin zyrtare të Apple Intelligence.








