Modelet 1TB dhe 2TB vinë me katër bërthama performance dhe 16GB RAM. Përditësimi i madh është padyshim karta grafike. Apple thotë se secila bërthamë grafike ka një akselerator neural që do të thotë se proceset e bazuara në AI kryhen më shpejtë sesa në M4.
Modelet më të fundit 11-inç dhe 13-inç iPad Pro kanë mbërritur edhe pse janë të parët me procesorët e rinj M5, ato janë identikë me modelet e vitit të kaluar.
Arsyeja kryesore për ti blerë? Vetëm performanca shtesë krahasuar me M4, një vlerë e shtuar që mbase mund të shihet vetëm nga krijuesit e përmbajtjes dhe përdoruesit e fuqishëm që kërkojnë një tablet në vend të një laptopi.
Vitin e kaluar Apple vendosi të debutonte çipin M4 me linjën iPad Pro dhe jo laptopët e saj. Vetëm modeli bazë M4 ishte i gatshëm dhe jo M4 Pro apo M4 Max kështu që Apple priti përpara se ta vendoste në MacBook-ët e saj.
Me përditësimin e Magic Keyboard, Apple po e reklamon iPad Pro si një zëvendësim potencial i MacBook. E njëjta aplikohet edhe për M5, por këtë herë modeli 14-inç MacBook Pro mbërriti vetëm me procesorin M5 duke përdorur arkitekturën TSMC prej 3-nanometër. Modeli M5 vjen në disa variante: iPad Pro me 256GB ose 512GB memorie ka çipin M5 me 9 bërthama ku 3 janë performance dhe 6 efikasiteti, me 10 bërthama grafike dhe 12GB RAM.
Modelet 1TB dhe 2TB vinë me katër bërthama performance dhe 16GB RAM. Përditësimi i madh është padyshim karta grafike. Apple thotë se secila bërthamë grafike ka një akselerator neural që do të thotë se proceset e bazuara në AI kryhen më shpejtë sesa në M4.
Apple pretendon se performanca është shtuar me katër herë ndërsa performanca grafike është 15 përqind më e lartë. Sa i përket jetëgjatësisë së baterisë, Apple thotë se iPad reziston 10 orë pune. Është hera e parë që një iPad Pro ofron mbështetje për karikimin e shpejtë me 50 përqind në 30 minuta duke përdorur një adapter 60W.
Modeli 11-inç është 5.3mm i trashë ndërsa 13-inç është 5.1mm. të dy kanë ekrane OLED Ultra XDR me ndriçim maksimal prej 1,600 nits. iPad Pro 11-inç fillon prej 999 dollarësh për modelin bazë ndërsa varianti 13-inç prej në 1,299 dollarësh. Të dy dalin në shitje më 22 Tetor.








