Nuk përfaqëson një përditësim madhor por iOS dhe iPadOS 26.2 sjellin disa përmirësime të cilësisë në aplikacionet Apple Music, Podcasts dhe Games.
Apple ka lançuar iOS 26.2 duke sjellë disa veçori të reja dhe përditësime sigurie. Ky përditësim përmban opsionin e kapitujve të gjeneruar automatikisht për episodet në aplikacionin Podcast, një opsion për ta bërë AirDrop më të sigurtë me kode verifikimi dhe alarmet për Reminders.
Gjithashtu ka më shumë kontrolle për mënyrën sesi Liquid Glass shfaqet në Lock Screen duke shtuar një slider për të zgjedhur nivelin e transparencës.
Së bashku me iOS 26.2 vinë edhe versionet e reja të iPadOS, macOS, watchOS, visionOS dhe tvOS.
Çfarë ka të re në iOS 26.2 dhe iPadOS 26.2?
Nuk përfaqëson një përditësim madhor por iOS dhe iPadOS 26.2 sjellin disa përmirësime të cilësisë në aplikacionet Apple Music, Podcasts dhe Games.
Në Apple Music, tani do të shihni listën tuaj të Këngëve të Preferuara në seksionin Top Picks, dhe tekstet e këngëve do të jenë të disponueshme offline për këngët që keni shkarkuar. Përveç kapitujve të gjeneruar automatikisht, Podkastet do të shfaqin lidhje drejt çdo podkasti tjetër të përmendur në episodin që po dëgjoni.
Me iOS 26.2, Apple i ka bërë Njoftimet e Sigurisë për fatkeqësi natyrore dhe emergjenca të tjera më të detajuara, dhe tani ato do të përfshijnë harta të zonave të prekura dhe informacione të tjera të dobishme. Për përdoruesit e iPad, Apple ka shtuar gjeste drag-and-drop për sistemin e ri të dritareve, për ta bërë shumëdetyrimin më të rrjedhshëm.
Përditësimi për iPhone dhe iPad gjithashtu adreson disa probleme të mundshme sigurie, përfshirë dobësi në WebKit që Apple thotë se “mund të jenë shfrytëzuar në një sulm jashtëzakonisht të sofistikuar kundër individëve të caktuar të synuar në versionet e iOS para iOS 26.”








