Apple merr vendimin e papritur për Apple Watch Series 9 dhe Ultra 2

Nëse klikoni përmes sajtit të Apple do të gjeni fjalët “Aktualisht i Padisponueshëm” në vend të butonit “Bli Tani.”

Siç kishte premtuar Apple zyrtarisht ka vendosur ti japë fund shitjeve online të Watch Series 9. Lajmet për këtë lëvizje të papritur erdhën javën e kaluar kur kompania konfirmoi se kishte një mosmarrëveshje patentash që e ka detyruar të ndërpresë shitjet e orës flagship.

Nëse klikoni përmes sajtit të Apple do të gjeni fjalët “Aktualisht i Padisponueshëm” në vend të butonit “Bli Tani.”

E njëjta vlen edhe për Apple Watch Ultra 2. Megjithatë ende mund të blihet ora e nivelit bazë Watch SE. Megjithatë blerja e Watch Series 9 është ende e disponueshme për tu blerë përmes burimeve të tjera online si Amazon.

Apple është në një betejë patentash me kompaninë e teknologjisë së shëndetit Masimo. Edhe pse kompania humbi në disa vendime, lajmi i ditës së Hënë erdhi i papritur duke qenë se verdikti final është i paqartë.

Në zemër të betejës është sensori optik i imazhit përdorur për të monitoruar ritmin e zemrës. Apple ka implementuar një teknologji të tillë që prej 2020-ës me lançimin e Series 6.

Masimo akuzon gjigantin e teknologjisë se ka joshur talente kyçe të kompanisë. Gjithashtu pretendon se Apple filloi të punësojë njerëzit e sa duke filluar me Shefin Mjekësor.