Ballina Arritje Teknologji Apple ndryshon politikën e App Store në Europë pas presionit të BE

Apple ndryshon politikën e App Store në Europë pas presionit të BE

Apple tha tani se zhvilluesit mund të komunikojnë dhe promovojnë oferta të cilat janë të disponueshme kudo, jo vetëm përmes uebsajtit por edhe brenda aplikacionit.

Ditën e Enjte Apple ndryshoi politikën e saj në Bashkimin Europian duke lejuar zhvilluesit të komunikojnë me konsumatorët e tyre jashtë App Store pasi komisioni e akuzoi për shkeljen e rregullave teknologjike të bllokut.

Komisioni tha se kushtet e vendosura nga Apple lejonin ndërveprimin vetëm përmes lidhjeve të jashtme të cilat drejtojnë përdoruesin tek një uebsajt i kompanisë apo shërbimit që po kërkojnë.

Apple tha tani se zhvilluesit mund të komunikojnë dhe promovojnë oferta të cilat janë të disponueshme kudo, jo vetëm përmes uebsajtit por edhe brenda aplikacionit.

Megjithatë Apple do të vendosë dy tarifa të reja, një tarifë 5 përqind për përdoruesit e rinj dhe 10 përqind për dyqanin për çdo shitje bërë nga përdoruesit e aplikacionit brenda 12 muajve nga instalimi i tij.

Aktualisht Apple tarifon tre lloje tarifash: një tarifë teknologjie për më pak se 1 përqind të aplikacioneve, një komision i reduktuar për të gjitha sendet dhe shërbimet dixhitale shitur përmes App Store dhe një tarifë opsionale për pagesat dhe shërbimet e-commerce.

Dy tarifat e reja do të zëvendësojnë komisionin e reduktuar për sendet dixhitale dhe shërbimet e shitura përmes App Store.

Spotify, një prej kundërshtarëve më të fortë të tarifave të Apple, tha se është duke konsideruar propozimin e fundit të kompanisë.