Apple po vuan me kërkesë të dobët për iPhone 13

Apple po vuan me kërkesën dhe furnizimin për linjën e iPhone 13. Sipas Bloomberg, gjiganti i teknologjisë ka lajmëruar furnizuesit me komponentë se kërkesa për produktin më fitimprurës së kompanisë është në rënie gjatë fundvitit.

Në tetor, Bloomberg raportoi se Apple kishte ulur objektivin e prodhimit në 80 milionë iPhone, 10 milionë më pak sesa objektivi i parë.

Kompania besonte se kërkesa do të përmirësohej kur zinxhiri furnizues të përmirësohej ndërsa tashmë ka vënë në dijeni partnerë se pritshmëritë e vitit të ardhshëm për rritje kërkese mund të mos materializohen kurrë.

Kriza globale e çipeve ka pasur efekte të ndjeshme në kompanitë dhe mbarë industrinë duke detyruar gjigantët e teknologjisë dhe prodhuesit e veturave të tërheqin objektivat fillestarë.

Përveç uljes së prodhimit të iPhone 13, Apple thuhet se ka bërë të njëjtën gjë edhe me iPad, por kjo me qëllim që të lironte resurset për iPhone.

Megjithatë iPhone 14 pritet të jetë një përmirësim i madh me një ridizajnim të plotë. Pavarësisht kërkesës në rënie, analistët presin që Apple të raportojë rritje të shitjeve me 6% në tre muajt e fundit të vitit 2021.