Apple prezanton çipet e reja M2 Pro dhe M2 Max për MacBook Pro dhe Mac mini

MacBook-ët e rinj 14 dhe 16-inç kanë të njëjtat dizajn si më parë por sjellin më shumë performancë. MacBook Pro me M2 Pro ka 20 përqind më shumë performancë procesorike dhe 30 përqind më shumë performancë grafike.

Siç spekulohej, Apple ka prezantuar çipet e reja M2 Pro dhe M2 Max të cilët do të vinë së shpejti në laptopët 14 dhe 16-inç MacBook Pro dhe Mac mini.

Modelet e reja do të jenë deri në 40 përqind më të shpejta dhe të ofrojnë jetëgjatësi baterie superiore. Ato janë të disponueshme nga ky moment ndërsa dërgesat fillojnë javën e ardhshme.

Modeli bazë i procesorit është M2 Pro dhe ofron 10 ose 12 bërthama, 8 prej të cilave janë të pefromancës së lartë dhe 2 ose 4 janë efikasiteti. Si rezultat performanca është rritur me 20 përqind krahasuar me procesorin me 10 bërthama M1 Pro.

Grafika rritet nga 16 në 19 bërthama duke premtuar më shumë fuqi përpunuese për aplikacionet e krijimtarisë si Photoshop apo të kodimit si Xcode.

Ndërkaq Apple e quan M2 Max si procesorin më të fuqishëm dhe efikas në botë për një laptop. Ka 67 miliardë tranzistorë, 10 miliardë më shumë sesa M1 Max, dhe vjen me 12 bërthama si M2 Pro por grafikat kanë 38 bërthama nga 34 që kishin në M1 Max.

Akoma më impresionues është fakti se mbështet deri në 96GB RAM. Me gjithë këtë fuqi procesorike dhe grafika, çipi M2 Max do të ofrojë 30 përqind më shumë performancë sesa M1 Max.

Së bashku me bërthamat dhe efikasitetin e shtuar, çipet e reja vinë me Motorin Neural të gjeneratës së re prej 16 bërthamash dhe është 40 përqind më i shpejtë. M2 Pro ka motor të ri media me enkodim dhe dekodim H.264, HEVC dhe ProRes.

M2 Max dyfishon motorin e enkodimit të videove.

MacBook-ët e rinj 14 dhe 16-inç kanë të njëjtat dizajn si më parë por sjellin më shumë performancë. MacBook Pro me M2 Pro ka 20 përqind më shumë performancë procesorike dhe 30 përqind më shumë performancë grafike.

Versionet M2 Max kanë përmirësime të ngjashme të performancës krahasuar me MacBook Pro të 2021. Përfitimet më të mëdha do të jenë tek bateria ku modelet MacBook Pro rezistojnë deri në 22 orë.

Ekrani është i njëjti Liquid Retina XDR si modelet e 2021. Modelet e reja fillojnë nga 1999 dollarë për MacBook Pro M2 Pro 14-inç dhe 24999 dollarë për MacBook Pro M2 Pro 16-inç.

Çipet e reja do të shfaqen edhe në Mac mini që vjen ose me M2 ose M2 Pro. Varianti M2 ka 24GB memorie RAM ndërsa M2 Pro deri në 32GB RAM.

Njëlloj si MacBook Pro mbështetin Wi-Fi 6E dhe Bluetooth 5.3. Mac Mini fillon nga 599 dollarë me çipin M2 në 1299 dollarë në çipin M2 Pro. /PCWorld Albanian