Applikacioni Apple për parashikimin e motit është jashtë funksioni

Disa përdorues thonë se kanë pasur probleme me aplikacionin Weather që kur iOS 16.4 debutoi javën e kaluar.

Sot nuk është dita për tu mbështetur tek aplikacioni Weather për parashikimin motit. Në faqen e statusit të Apple konfirmohet se aplikacioni nuk merr informacion dhe problemi është prezent në të gjitha platformat e kompanisë përfshirë iOS dhe macOS.

Kompania zbuloi problemin ditën e Hënë dhe vazhdon edhe në këto momente që shkruajmë. Apple nuk ka ofruar një afat se kur shërbimi do të rikthehet.

Disa përdorues thonë se kanë pasur probleme me aplikacionin Weather që kur iOS 16.4 debutoi javën e kaluar.

Ndërprerja vjen pak muaj pasi Apple mbylli aplikacionin Dark Sky për iOS por vite pasi e kishte integruar informacionin e Dark Sky në aplikacionin Weather.

Ky tranzicion dhe problemi i sotëm mund të mos kenë lidhje të drejtpërdretë me njëri-tjetrin, por nuk është diçka e pritshme për përdoruesit e Dark Sky që duhej të përdornin softuerin e Apple për të marrë parashikime të sakta të motit.

Aktualisht përdoruesit mund të mbështeten në aplikacione të ngjashme nga palët e treta.